Për fund të pranverës pritet të shtyhet vendimi i NATO-s për FSK-në, pas vendimit për transformim në Ushtri të Kosovës.
KTV merr vesh se një vendim nuk do të merret të enjten në ditën kur është paraparë të flitet për Kosovën në Samitin e NATO-s në Bruksel.
Pritet që nesër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të thotë se një vendim për FSK-në do të merret në fund të pranverës, ndërsa diskutimet do të vazhdojnë për të parë nivelin e angazhimit që do të ketë NATO-ja pas vendimit të dhjetorit për transformim të FSK-së në Ushtri.
Në Samit të enjten do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Të enjten pritet që të thuhet se NATO-ja është krenare me KFOR-in dhe se do të vazhdojë angazhimin sipas rezolutës 1244.
-
Vendimi i NATO-s për FSK-në pritet të merret në pranverë
-
Stoltenberg: Mirë që edhe SHBA-ja doli kundër taksës
-
NATO-ja ende pa vendim për formën e bashkëpunimit me Ushtrinë e Kosovës
-
Stoltenberg: Transformi i i FSK-së është çështje e Kosovës, por vendimi s’u mor në kohën e duhur
-
“Nëse ndryshon ligji për FSK-në, rishikohet angazhimi i NATO-s në Kosovë”