Mijëra euro është duke shpenzuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për vlerësimin e dorëshkrimeve të teksteve të reja shkollore, që pritet të nxirren në shtator.
Kjo ministri ka zgjedhur që procesi i vlerësimit të teksteve të reja të kryhet në “Hotel Bonita” në Durrës të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të Kohës Ditore, brenda MASHT-it, kanë thënë se Ministria ka dërguar afro 200 persona për t’u marrë me këtë proces dhe se shuma e shpenzimeve vetëm për akomodim është mbi 60 mijë euro.
Në anën tjetër, menaxherja e hotel “Bonita”, Mirjeta Ismaili, ka dhënë shifër më të ulët, duke thënë se aktualisht aty janë të vendosur diku 105 persona. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se MASHT-i do të paguajë 60 euro për akomodimin e një personi vetëm për një ditë.
Të angazhuarit në këtë proces pritet të qëndrojnë në këtë hotel 8 ditë.
Ministria e Arsimit nuk ka treguar për numrin e saktë të atyre që kanë shkuar për të marrë pjesë në vlerësimin e teksteve shkollore, dhe nuk është përgjigjur përse vlerësimi i teksteve nuk është bërë në Kosovë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)