Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UNMIK-u i përgjigjet Qeverisë: Ne punojmë në bazë të mandatit të KS të OKB-së

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, ka thënë se mbetet i përkushtuar në rolin që ka për t'iu shërbyer qytetarëve të Kosovës në bazë të mandatit që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Qeveria e Kosovës ka ndërprerë çdo komunikim me misionin e UNMIK-ut, zëdhënësi i këtij misioni Sanam Dolatshahi tha se “ Kombet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të siguruar se punojnë që raporti i saj me qytetarët e Kosovës dhe institucionet të jetë në dobi të Kosovës, dhe të gjitha proceseve që promovojnë paqën dhe stabilitetin”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar të mërkuren se raporti për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antiono Guteres nuk pasqyron realitetin.

Lidhur me këtë deklaratë, zëdhënësi Dolatshahi, tha se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mund të jetë cituar në mënyrë jokorrekte nga ana e disa mediave pasi ai, sipas tij, ka qenë faktit.

Zëdhënësi Dolatshahi citon raportin i cili vetëm përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Lexoni edhe: Haradinaj kundër Guterresit: OKB-ja furnizohet me raporte të UNMIK-ut me të cilët ne s’kemi asnjë komunikim