Arbëri

Veseli: Trepça e drejtë natyrore e Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë se Trepça “as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë”.

“Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar ai.