Avni Arifi, i cili është shef në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe anëtar i Ekipit Shtetëror në Dialog, do t’i lë postet për t’u bërë ambasador.
Arifi e ka konfirmuar për Koha.net, se është dekretuar dje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Abu Dhabi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArifi, u emërua në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendim ky i marrë më herët nga Ministria e Punëve të Jashtme, që e drejton Behgjet Pacolli, raporton Koha.net.
Kujtojmë se ditë më parë, KTV-ja ka raportuar se bashkë me Arifin, ishin edhe 7 ambasadorë tjerë në pritje për t’u dekretuar.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, e cilësoi dështim të politikës së jashtme, mos-emërimin e ambasadorëve në disa vende si në Britani të Madhe, Australi, Suedi dhe në disa tjera.
Osmani akuzon partitë në pushtet për shkelje të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, duke e tejkaluar kuotën prej 50 për qind me emërime politike të ambasadorëve.