Arbëri

Nis takimi i jashtëzakonshëm i krerëve të koalicionit qeverisës

Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur në Qeveri një takim në mes të krerëve të koalicionit PANA.

Në zyrat e Qeverisë, pos Haradinajt, tashmë kanë ardhur edhe Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.

Gazetarët e Grupit Koha janë duke përcjell ngjarjen dhe do të ju mbajnë të informuar për secilin zhvillim.

Ky takim i jashtëzakonshëm vjen pas çarjeve të mëdha brenda koalicionit për taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Pas presionit të SHBA-së e BE-së, PDK-ja po kërkon që Qeveria të suspendojë taksën për 120 ditë, që po kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj e po përkrahet edhe nga Limaj.