Arbëri

PDK e kënaqur me trajnimet nga NDI-ja

Descriptive Text

“Gjykuar sipas rezultateve dhe informatat që kemi nga Kuvendet e nëndegëve, pozicioni i gruas pas përfundimit të procesit zgjedhor do të jetë edhe më i fuqishëm brenda strukturave të partisë. Ky realitet, gjithsesi se do të reflektojë edhe në jetën institucionale”, theksoi Bajrush Xhemajli.

Instituti Nacional Demokratik (NDI), me eksperten amerikane të fushës së komunikimit dhe të folur para publikut, Jen Krim, sot ka mbajtur trajnim me Gruan Demokratike të Kosovës, me temën “Komunikimi dhe të folurit para publikut”.

Fillimisht eksperten Jeen Krim e ka pritur në zyrën e tij nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemajli, i shoqëruar nga dy nënkryetaret e Gruas Demokratike të PDK-së, Arbnesha Kuçi dhe Hanife Salihu, ku kanë folur rreth bashkëpunimit të PDK-së me NDI dhe zgjedhjet e brendshme të PDK-së.

Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar eksperten Jeen Krim, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj NDI, për bashkëpunimin e saj që nga themelimi i PDK-së. Ai shtoi se PDK ka pasur bashkëpunim me shumë organizata në fushën e trajnimeve, porse NDI ka lënë gjurmë në këtë parti dhe se me bashkëpunimin me këtë organizatë PDK-ja është fuqizuar.

Duke folur rreth zgjedhjeve të brendshme që është duke i zhvilluar PDK-ja, nënkryetari Bajrush Xhemajli tha se procesi zgjedhor po ecën mirë, ndërkaq theksoi se pas procesit zgjedhor Gruaja Demokratike do të jetë më e fuqishme.

“Gjykuar sipas rezultateve dhe informatave që kemi nga kuvendet e nëndegëve, pozicioni i gruas pas përfundimit të procesit zgjedhor do të jetë edhe më i fuqishëm brenda strukturave të partisë. Ky realitet, gjithsesi se do të reflektojë edhe në jetën institucionale”, theksoi Bajrush Xhemajli.

Ndërsa ekspertja nga NDI Jeen Krimm, tha se ajo sheh potencial politik si në Gruan Demokratike, ashtu edhe në Rininë Demokratike.

“Është kënaqësi që të bashkëpunoj me këto grupe brenda strukturave të PDK-së, pasi aty shoh potencial të lartë në kultivimin e vlerave demokratike brenda subjektit politik” theksoi Jeen Krimm.

Gjatë ditës së djeshme, ekspertja Jeen Krimm nga NDI ka zhvilluar trajnim edhe me Rininë Demokratike të PDK-së.