Arbëri

Këshilli i Prindërve përshëndet vendimin e Haradinajt, i bën thirrje SBASHK-ut ta ndërpres grevën

Këshilli i Prindërve përshëndet vendimin e Haradinajt, i bën thirrje SBASHK-ut ta ndërpres grevën
Foto: Koha

Këshilli i Prindërve të Kosovës përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen koeficienteve të pagave për arsimtar në përputhje me mundësitë buxhetore të Kosovës, dhe kërkon nga SBASHK-u që të ndërpres grevën.

“Vazhdimin e grevës nga SBASHK-u , Këshilli i Prindërve të Kosovës e konsideron si të paarsyeshëm dhe tejkalim të qëllimit të vërtet të kërkesës për rritjen e koeficienteve. Këshilli i Prindërve të Kosovës ka ftuar takimin me Kryetarët e Këshillave të Komunave të Kosovës për të ndërmarr veprime me prindërit nëse greva e SBASHK-ut do të vazhdon, dhe do të koordinohen me DKA-të”, thuhet në komunikatën e KPK-së.