LDK: Kuvendi është shndërruar në arenë fyerjesh, delegacioni shtetëror ‘dekorues’

LDK: Kuvendi është shndërruar në arenë fyerjesh, delegacioni shtetëror ‘dekorues’

14 janar 2019 14:55

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në arenë të fyerjeve.

“Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, plotë ligje që janë sponsorizuar kanë qenë për interesa të individëve. Grupi jonë parlamentar ka ngritur më së shumti çështje në Kuvend të Kosovës. Ky koalicion i ka shkaktuar mjaft dëme Kosovës. 1/3 e ministrave kanë aktakuzë. Gjatë vitit të kaluar një goditje ka qenë edhe deportimi i shtetasve turq. Këshilltar ndërkombëtarë kanë akuzuar Presidentin e vendit", tha Hoti.

Sipas tij, dialogu me Serbinë ka hyrë në rrugë të pakthyer, derisa delegacionin e Kosovës për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur ‘dekorues’.

Sipas Hotit, gjendja në shëndetësi kurrë nuk ka qenë më keq, përcjell kp.

Ai përmendi edhe grevën e mësimdhënëse, duke ia faturizuar Qeverisë së vendit si dështim.

Hoti tha se është përmbyllur viti me më pak vende pune në Kosovë.

Sa i përket ftesave nga Gjykata Speciale, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se mirëpresin që të gjithë të dalin të pafajshëm, mirëpo nëse ka të atillë që nuk kanë bërë luftë të pastër, ‘drejtësia për atë është’.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e Kadri Veselit, për Gjykatën Speciale.

“Është mirë që Veseli të veprojë mbi bazat e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit dhe jo si shef i SHIK-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike”, tha Mustafa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme