Edhe shkolla “Elena Gjika”i bashkohet grevës Foto: Koha

Edhe shkolla “Elena Gjika”i bashkohet grevës

14 January 2019 09:15

Stafi i shkollës fillore “Elena Gjika” dje dolën me qëndrim kundër grevës në arsim dhe thanë se në këtë shkollë procesi mësimor do të mbahet i rregullt.

Nxënësit e ndërrimit të parë, që janë nisur për të mbajtur mësimin të hënën në mëngjes, janë kthyer në shtëpi, sepse mësimdhënësit u kanë thënë se do t'i bashkohen grevës, sikur kolegët tjerë të tyre, raporton Koha Ditore.

LEXO EDHE: Shkolla “Elena Gjika” nuk përkrah grevën e SBASHK-ut

Edhe drejtori Betim Sylejmani, tha për KosovaPress se për herë të parë pas 10 vitesh, mësimdhënësit e kësaj shkolle u bënë pjesë e sindikatave të arsimit, e me këtë rast vendosën ta zbatojnë vendimin e tyre.

“Dje kishin vendosur të mos hynin në grevë, por sot iu bashkuan grevës. Pas mbledhjes së Këshillit të arsimtarëve, ata morën dy vendime, t’i bashkohen sindikatave të arsimit dhe njëherësh të hynë në grevë si të gjitha shkollat e Kosovës”, ka thënë Sylejmani.

Por sipas tij, greva nuk është mjeti i duhur, pavarësisht se respekton vendimin e mësimdhënësve.

“Sipas meje asnjë orë nuk duhet të humbet, por unë jam vetëm drejtor dhe si i tillë më duhet ta respektoj vendimin e mësimdhënësve”, ka shtuar Sylejmani.

LEXO EDHE: Sot nis greva në arsim

Përndryshe, vendimi për grevë erdhi si pasojë e pakënaqësisë së mësimdhënësve kundrejt koeficientit të pagave dhe SBASHK-u ka paralajmëruar që greva në arsim mund të zgjasë me muaj nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme