Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovë, ditë e premte.
“Do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende në orët e hershme të ditës parashihet të ketë reshje të kohë pas kohëshme të borës, pjesa tjetër e ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe pa reshje”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.