Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajte mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore kohë pas kohe.
Temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta sesa në vise të ulëta dhe mesatare.
“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.