Arbëri

Kuburoviq: Serbia ia dorëzoi Kosovës raportin për vrasjen e Ivanoviqit

Foto: Reuters

Ministria e Drejtësisë e Serbisë sapo ia ka dorëzuar Kosovës raportin e gjerë dhe procesverbalet përkatëse lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.

Kështu ka deklaruar ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq.

Ajo në TV Pink ka thënë se raporti është bërë në bazë të kërkesës së fundit të Kosovës që të merren në pyetje disa persona lidhur me hetimet për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP.

"Kjo tregon se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të përgjigjet në të gjitha kërkesat që vijnë nga Prishtina. Këtë komunikim dydrejtimësh nga Prishtina s’e kemi”, ka thënë ajo duke shtuar se komunikimi bëhet përmes Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian.