Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria Speciale e gatshme ta shqyrtojë raportin e Serbisë rreth rastit “Ivanoviq”

Foto: Reuters

Një raport, së bashku me procesverbalet rreth vrasjes së ish-liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Ministria e Drejtësisë e Serbisë e ka dorëzuar të mërkurën në Kosovë.

Këtë, e ka bërë përmes Zyrës së Bashkimit Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila është duke e hetuar këtë rast, ende nuk e ka pranuar raportin. Megjithatë, ka thënë se është e gatshme që ta shqyrtojë atë, nëse do të jetë korrekt.

Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, ka bërë të ditur se raporti është bërë në bazë të kërkesës së fundit të Kosovës që të merren në pyetje disa persona lidhur me hetimet në rastin “Ivanoviq”, raportojnë mediat serbe... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)