Ministrja serb e Drejtësisë Nela Kuburoviq ka deklaruar sot se autoritetet kanë dërguar dy kërkesa-lutje Prokurorisë së Serbisë për Krim të organizuar për të dhëna rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
„Prokuroria gjithsesi do të përgjigjet”, ka thënë ministrja për rts dhe ka shtuar se nga Prishtina ka arritur përgjigja me shkrim me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar se janë të gatshëm të dërgojnë të gjitha të dhënat që kanë mbledhur në procesin para hetimor për vrasjen e Ivanoviqit.
Do ta dërgojnë, ashtu si kanë premtuar edhe procesverbalin nga vendi i ngjarjes.
„Tash për tash nuk kemi kurrfarë informatash nga ana e organeve kosovare e as që na është dërguar ndonjë dokument”, ka përfunduar Kuburoviq
-
Kuburoviq: Serbia ia dorëzoi Kosovës raportin për vrasjen e Ivanoviqit
-
Ministri i Brendshëm serb thotë ka “indikacione” se kush është vrasësi i Ivanoviqit
-
Prokuroria Speciale e gatshme ta shqyrtojë raportin e Serbisë rreth rastit “Ivanoviq”
-
Kosova mohon të ketë marrë nga Serbia raportin për vrasjen e Ivanoviqit
-
Serbia ka injoruar bashkëpunimin ndërkombëtar me Kosovën për hetimin e vrasjes së Ivanoviqit