Arbëri

Kompania amerikane heq logon që e mori nga FSK-ja

Kompania private e sigurimit në Amerikë, American Premier Security, që kishte kopjuar dizajnin e emblemës së FSK-së, e ka hequr logon nga uebfaqja.

Lajmi është bërë i ditur nga Albian Gagica, pronar i kompanisë “INIT”, kompani që krijoi dizajnin e emblemës së FSK-së, e që ishte identike me atë të kompanisë amerikane.

Nëse kompania amerikane s’e largon logon e vjedhur të FSK-së do të paditet

“Kompania në fjalë e hoqi logon prej uebfaqes së tyre. Tash a po na besoni? #Ligji. Kosovë mos ki frikë se ki djem në Amerikë”, ka shkruar Gagica në Facebook.

Pas publikimit të ngjashmërisë mes dy logove, Gagica kishte paralajmëruar masa ndaj kompanisë amerikane.

{gallery}