Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD-së) të kryesuar nga Abdullah M. Al-Shoaibi, ku u diskutua lidhur me parapërgatitjen e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe mundësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.
Gjatë takimit Hamza theksoi rëndësinë e projektit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, dhe nevojën për realizimin e projektit në kohë duke siguruar respektimin e afateve kohore.
Projekti në fjalë nga Fondi Saudit për Zhvillim kap vlerën prej 13.7 milionë euro, me mundësi të ngritjes së vlerës së financimit për të financuar pjesën e hyrje/daljes në Mitrovicë.
Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës të sektorit shëndetësor në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikan, ku me këtë rast të dyja palët gjithashtu u dakorduan që të përcaktohen prioritetet nga Ministria e Shëndetësisë, për të mundësuar financimin e një projekti në këtë sektor të rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
-
Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, e nisur në vitin 2009
-
Hoxhaj: Arabia Saudite mbështet me 70 milionë dollarë shëndetësinë dhe infrastrukturën rrugore
-
Procedohen në Kuvend 4 marrëveshje ndërkombëtare, Komisioni miraton edhe buxhetin për Zubin-Potokun
-
U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë
-
Marrëveshja e tretë për financimin e rrugës së nisur në vitin 2009