Agim Bahtiri që po do ta bashkojë Mitrovicën përmes një peticioni me nënshkrime qytetarësh, u është bashkuar zyrtarëve e ish-zyrtarëve të PDK-së në festën me meze e raki për themelimin e Ushtrisë.
Bashkëvendasi i Bahtirit, Kadri Veseli, gati dy javë pas votimit në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, ka ftuar bashkëpartiakët e tij dhe ish-shefin e tij të partisë, Hashim Thaçin, që me shahirë e meze dhe raki, të festojnë për nisjen e këtij transformimi.
Në fotografi të publikuara në Facebook nga deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihet edhe Bahtiri i AKR-së.
Lladrovci në përshkrimin e fotografive ka shkruar: “Sonte, edhe Agimi...”.
Portali Koha.net ka provuar të marrë një sqarim nga Bahtiri për shkuarjen e tij në ndejën e PDK-së, por ka qenë i paqasshëm.
-
“Një mëngjes mes miqsh”: Thaçi – Veseli – Haradinaj
-
Incident në Mitrovicë, Bahtiri nuk lejohet të bëjë përurimin e një shkolle të re
-
Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri
-
Rakiqi e fton Bahtirin që në Kuvendin e Kosovës bashkë ta dërgojnë iniciativën për anulimin e pavarësisë
-
Bahtiri ia dorëzon Veselit peticionin për bashkimin e Mitrovicës