Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi s’flet as për Dialogun e as për Specialen

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që Forcës së Sigurisë së Kosovës i japin mandat ushtarak, presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Aty, Thaçi tha se puna më e mbarë që mund të bëjnë pas themelimit të ushtrisë është nderimi i bashkëluftëtarëve. Përveç çështjes së ushtrisë, ai nuk pranoi të flasë për tema të tjera, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti këtu u pyet nga KTV-ja rreth seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e udhëheq ai vetë. Por, si shpesh herë, ai nuk është përgjigjur.

Thaçi më pas vazhdoi homazhet te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Këtu nuk u deklarua fare për gazetarët.

KTV-ja pyeti Thaçin edhe rreth ftesave që Gjykata Speciale ua ka bërë disa prej ish- pjesëtarëve të UÇK-së. Edhe këtu Thaçi nuk u tregua i hapur për mediet, duke refuzuar të përgjigjet.

Madje, stafi i tij ka penguar ekipin e KTV-së gjatë parashtrimit të pyetjes.

Kështu, nga varri i Rugovës dhe Demaçit, presidenti u largua i heshtur për të vazhduar homazhet te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.