Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, është kërcënuar gjatë natës së sotme në Prishtinë.

Burime të Kallxo.com kanë thënë se Thaçi është kërcënuar gjatë mbrëmjes në lidhje me një konkurs i cili është hapur në KEK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë se gjatë ditës është raportuar një rast i kërcënimit.

“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.