Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të mërkurën, me fillim nga ora 11:00, për çështjen e arrestimit të drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka bërë të ditur të martën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Krasniqi u arrestua javën e kaluar nën dyshimet për keqpërdorim detyre. Ai është duke u mbajtur në paraburgim.
PDK-ja një ditë më parë kërkoi shkarkimin e Krasniqit dhe të Bordit të KEK-ut.
-
Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për zhvillimet në KEK
-
LDK-ja fton seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në KEK
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut
-
KEK-u liron nga detyra ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi
-
Krahasimi i arrestimit të Krasniqit me të guvernatorit Rexhepi, kërcënimi i Blakajt e picat e “Kamishit”