Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, është kërcënuar gjatë natës së sotme në Prishtinë.
Burime të Kallxo.com kanë thënë se Thaçi është kërcënuar gjatë mbrëmjes në lidhje me një konkurs i cili është hapur në KEK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlorie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë se gjatë ditës është raportuar një rast i kërcënimit.
“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.