Arbëri

Një masë e re “patriotike” kundër produkteve të huaja

Foto: Ilustrim/Koha
 

Lehtë të identifikueshme do të bëhen mallrat serbe që shiten në Kosovë, kur nga viti i ardhshëm do të hyjë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili i obligon tregtarët që përkrah çmimit të vënë edhe etiketën e flamurit të vendit të origjinës së secilit produkt që e importojnë. Në opozitë thonë se, krahas kësaj mase “patriotike”, duhen politika shumë më përmbajtësore për t’i fuqizuar prodhuesit vendorë, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëzimi administrativ i cili është finalizuar tashmë dhe që deri në fund të muajit është planifikuar të miratohet, përcakton rregullat lidhur me vendosjen e kësaj etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së mallrave.