Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjyshja që iu ndau bukë studentëve protestues: Atë që s’e bëmë ne bëjeni ju

Jo vetëm figura publike, por edhe qytetarë të shumtë janë solidarizuar me protestën e sotme të studentëve në Tiranë.

E tillë ishte edhe një zonjë e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën, raporton Ora Neës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam nënë, jam gjyshe, jam bashkë me ta, i ndjek. E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vet. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo", u shpreh ajo.

Studentët e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet “bravo, bravo”.

Më pas një tjetër zotëri erdhi me shishe me ujë duke i shpërndarë për studentët.

"Për të drejtat e fëmijëve tanë do të luftojmë deri në fund", u shpreh ai.