Jo vetëm figura publike, por edhe qytetarë të shumtë janë solidarizuar me protestën e sotme të studentëve në Tiranë.
E tillë ishte edhe një zonjë e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën, raporton Ora Neës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam nënë, jam gjyshe, jam bashkë me ta, i ndjek. E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vet. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo", u shpreh ajo.
Studentët e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet “bravo, bravo”.
Më pas një tjetër zotëri erdhi me shishe me ujë duke i shpërndarë për studentët.
"Për të drejtat e fëmijëve tanë do të luftojmë deri në fund", u shpreh ai.