Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni për iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri për “bashkimin” e kësaj Komune.
Të paktën kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Bahtiri, pas veprimeve të pjesës veriore, kërkon ribashkimin e Mitrovicës
“Pak më herët kemi marrë një njoftim nga mediat, nuk jemi në dijeni ende nuk e kemi diskutuar shumë shpejtë do ta shikojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka thënë Gashi.
Ndërsa Fatmir Matoshi nga AKR, parti nga e cila vjen edhe kryetari Bahtiri ka thënë se kjo është një iniciativë individuale dhe partia nuk ka diskutuar për diçka të tillë.