Shqipëria zyrtare sot feston 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.
Në 74-vjetorin e Çlirimit, sot do të zhvillohen ceremoni përkujtimore në një atmosferë solemne në mbarë vendin, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve.
Autoritetet më të larta të shtetit, Presidenti i Republikës, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj dhe veteranë do të nderojnë sot dëshmorët e rënë për liri, duke bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.
Partia Demokratike nderoi dje kujtimin e rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.
Por 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.