Anëtarët e Parlamentit Evropian në sesionin e sotëm plenar kanë diskutuar për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia u vlerësuan për hapat drejt integrimit evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAs këtu nuk mungoi thirrja për heqjen e taksave ndaj Serbisë.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka identifikuar si problemet më të mëdha në vend, korrupsion e madh, krimin e organizuar, dhe mungesën e konsensusit politik në vend.
“Çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, tha Soltes, duke pasur parasysh taksën 100% që Kosova ka vendosur javën e kaluar për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, raporton portali European Western Balkans, përcjell kp .
Soltes u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, dhe ka bërë thirrje që BE-ja të kryejë detyrimin e saj.
Edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn u pajtua se taksa nuk zgjidh asnjë problem.
“Vendimet e fundit të Qeverisë janë shumë shqetësuese dhe po dëmtojnë seriozisht Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal, po shkelin marrëveshjen e CEFTA-s dhe janë në kundërshtim me frymën e MSA-së”, tha Hahn.
Sipas tij, rruga drejt reformave është e ngadaltë, por BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.