Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sholtes: BE të mbajë premtimin për vizat, taksa komplikon situatën

Foto: Ilustrim

Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën e përgatitur nga raportuesi për Kosovën, Igor Sholtes. BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, por shprehet edhe shqetësimi për korrupsionin në vend.

Parlamenti Evropian ka mirëpritur raportin e Komisionit Evropian dhe ka theksuar se është jetësore që kosovarëve t'u mundësohet udhëtimi pa viza”, thuhet në rezolutën e PE-së duke shtuar se kjo do të "përmirësojë stabilitetin dhe do e sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian”.

Kosova të respektojë marrëveshjen CEFTA në frymën e MSA-së

Në pyetjen e DW-së, nëse mosliberalizmi i vizave ka pasur ndikim në masat e Kosovës kundër produkteve të Serbisë, Igor Sholtes nuk e bëri këtë vlerësim, por tha që këto masa vetëm e kanë komplikuar situatën. "Është e rëndësishme që Kosova të tërheqë masën dhe të respektojë marrëveshjen CEFTA në frymën e MSA-së”.

Raporti i raportuesit në PE për Kosovën, Igor Sholtes që është i përbërë prej 14 faqeve prek shumë pjesë të qeverisjes në Kosovë. Theksi i veçantë i është vënë çështjeve të funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe luftës kundër korrupsionit. Sa i përket drejtësisë parlamenti në rezolutë ka përmendur edhe fjalën "ekstradim” që nuk ka qenë në raportet e mëherëshme. Më herët institucionet kosovare patën ekstraduar disa qytetarë turq në një procedurë të shpejtuar që është kritikuar si në vend ashtu edhe jashtë tij. "Parlamenti shpreh brengosjen e vet rreth nënfinancimit të sektorit të gjyqësorit dhe korrupsionit me elemente të kapjes së shtetit…mungesës së gjykimeve të drejta duke përfshi edhe raste të ekstradimit”, thuhet në rezolutë.

Edhe PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë Arbëri PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

Dialogu dhe çështja e kufijve

Lidhur me dialogun Kosovë Serbi rezoluta mban tekstin e mëparshëm që flet për vazhdim të dialogut. Duke theksuar se PE është duke përcjellë debatin për korrigjim të kufinjve në rezolutë thuhet: Parlamenti "nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se shtetet etnikisht homogjene nuk duhet të jenë objektiv i rajonit; ai përkrah dialogun e ndihmuar nga BE-ja, si një kornizë për arritjen e një marrëveshjeje të përgjithshme për normalizim të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe konsideron, se secila marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse është në pajtueshmëri me dy palët duke marrë parasysh stabilitetin e përgjithshëm e rajonit dhe ligjin ndërkombëtar”.

Është me interes të theksohet se ky paragraf përsëritet 100 për qind në raportin e Kosovës dhe ate të Serbisë. Në pyetjen e DW-së nëse ky paragraf lejon apo kufizon ndryshimin e kufijve, Igor Sholtes nuk u përgjigj drejtpërdrejt, po tha se: Sundimi ndërkombëtar i ligjit duhet të jetë parimi udhëheqës në këtë çështje dhe duhet të merret parasysh.

Në këtë drejtim Parlamenti ka ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara duke përfshirë edhe atë për Bashkësinë e Komunave Serbe, Urën e Mitrovicës, Menaxhimin e Integruar të Kufijve dhe Energjinë. Gjithashtu rezoluta fton Shërbimin e jashtëm të BE-së, ku e ngarkuar është Federica Mogherini që të bëjë një vlerësim të zbatimit të deritashëm të marrëveshjeve. Në raportin e PE-së për Serbinë specifikisht përmendet marrëveshja për energjinë.

Edhe Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën Arbëri Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

Hidrocentralet

Rezulutat e Parlamentit Evropian që është i vetmi institucion i BE-së që ka pranuar pavarësinë e Kosovës ka pjesë të saj që përsëriten në raportimin vjetor që bëhet nga raportuesi. Në këtë raport vazhdojnë thirrjet që Kosova të respektojë regullat evropiane sa i përket energjisë. Aty gjithashtu vlerësohet vendimi i ish Ministres së Ambijentot dhe Planifikimit Hapësinor, Arbena Reshitaj për anulimin e licencave të hidrocentraleve të vogla në grykë të Rugovës dhe Deçanit. Parlamenti "thekson se hidrocentralet e parashikuara duhet të plotësojnë standardet evropiane të ambientit”, duke shtuar, se në këtë drejtim "mirëpritet vendimi i Ministres së Ambientit që të rivlerësojë dhe të suspendojë lejet e lëshuara për projektet e hidrocentraleve”. Një thirrje e ngjashme bëhet edhe për Hidrocentralet në Shqipëri ate të Vjosës dhe Valbonës. Për energjinë Sholtes për DW tha se është për të ardhur keq që shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë plotësuar. Raporti u aprovua me 393 vota për dhe me 139 kundër dhe 71 abstenime.