Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në urimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike, thotë më tej kreu i ekzekutivit kosovar, duke përfunduar me fjalinë: “Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”.