Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e Veteranit të luftës çlirimtare, ka thënë se është mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri.
“Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në "Ditën e Veteranit", kujtojmë qindra e mijëra veteranë jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për ta pasur shtetin tonë.
Në këtë ditë, Limaj ka thënë se kujtojmë me respekt përpjekjet, sakrificën dhe angazhimin e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për qytetarët e Kosovës.
"Urime të gjithë veteranëve 30 dhjetori, Dita e Veteranit. Mirënjohje dhe respekt për veteranët e UÇK-së", ka shkruar Limaj.
Limaj po ashtu ka kujtuar edhe sulmin e forcave ushtarake serbe mbi familjen e Adem Jasharit 27 vjet më parë.
-
Haradinaj: Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë
-
Haradinaj për “Ditën e Veteranit”: Duhet të jemi të bashkuar – s’përmend listat e fryra
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së