Beograd, 23 nëntor – Në rrethanat aktuale Serbia do të vazhdojë të silet me seriozitet dhe përgjegjësi, por nuk ka më arsye të ketë besim në misionin e KFOR-it, përkatësisht në NATO-n në Kosovë, meqë gjithë çfarë ka thënë për lëvizjen e njësive ROSU është trillim. Kështu citohet t’i ketë thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Çepurinit.
Bashkë me Vuçiqin në këtë takim ishte edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Vuçiq, siç raporton FoNet, u takua me ambasadorin rus Çepurin për rastin e arrestimeve të katër serbëve të dyshuar për pjesëmarrje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, para gati një viti, transmeton Koha.net.
Vuçiq dhe Bërnabiq i shprehën diplomatit rus falënderimet që Moska zyrtare “po e kupton saktësisht çfarë po ndodhë në Kosovë e Metohi dhe në ç’masë janë të rrezikuara paqja e stabilitetit në gjithë rajonin” , citon FoNet.
{gallery}
-
Vuçiq: Është rrënuar besimi me Perëndimin rreth Kosovës
-
Vuçiqi e quan gënjeshtar NATO-n, thotë se Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë
-
Vuçiqi i bën thirrje BE-së që “urgjentisht ta kundërshtojë arbitraritetin e Prishtinës”
-
Vuçiqi bisedon me ambasadorin rus një ditë pas sulmit në veri të Kosovës
-
Vuçiqi takohet me QUINT-in, vendos të mos komentojë