Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq thënë sot se Serbia nuk ka qenë kurrë në situatë më të vështirë se sa në ditën e sotme, transmeton Koha.net.
Ai, bashkë me kryeministren serbe Ana Bërnabiq janë takuar sot me ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç përcjell FoNet, dy zyrtarët e lartë të Beogradit e kanë lutur ambasadorin e Kinë që ta njoftojë udhëheqjen kineze për zhvillimet në Kosovë.
"Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën Veriore ka dëshmuar se forcat e KFOR-it , përkatësisht të NATO- s, qëllimisht kanë mashtruar opinionin e gjithëmbarshëm dhe tash të gjithë e kanë të qartë se me urdhër të kujt dhe në bashkëpunim me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Li Manchan ka thënë se Kina e kupton shkëlqyeshëm se çfarë po ndodh në Kosovë.
Po sot, Vuçiqi është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ndërsa më herë rreth Kosove kishte folur me përfaqësuesit e ushtrisë e të policisë.