Arbëri

Thaçi takohet me Putinin, thotë se Rusia do ta mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Paris, është takuar edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai në rrjetin social Twitter, ka thënë se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, citohet nga Thaçi t’i ketë thënë Putini, transmeton Koha.net.