Arbëri

Nga viti i ardhshëm UP-ja me sistem antiplagjiat për temat e diplomës

Nga viti i ardhshëm UP-ja me sistem antiplagjiat për temat e diplomës
Foto: Koha / ilustrim

(Edona Kutleshi) Universiteti i Prishtinës shumë shpejt do të bëhet me softuerin antiplagjiaturë. Ky sistem do të mundësojë identifikimin e plagjiaturës në temat e diplomës të mbrojtura në këtë universitet.

Përmes një përgjigjeje me shkrim Rektorati i UP-së e ka konfirmuar për gazetën se softueri pritet të jetë funksional nga viti i ardhshëm. Në këtë sistem do të futen temat e të gjitha niveleve, shkruan sot “Koha Ditore”.