Arbëri

Ish-ministri i Tregtisë ironizon me taksën ndaj mallrave serbe: Masa që zgjasin 1 javë

Ish-ministri i Tregtisë ironizon me taksën ndaj mallrave serbe: Masa që zgjasin 1 javë
Foto: Ilustrim
 

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili u shkarkua nga ky post pak ditë pa i mbushur një vit në detyrë, ka ironizuar me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të imponuar taksë prej 10 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Hasani, në një postim në Facebook, ka thënë se derisa ishte ministër i MTI-së, kishte marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë.