Qeveria e Kosovës ka rritur taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili propozoi këtë masë, tha se është praktikë ndërkombëtare.
Kjo u përkrah edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë.
Në një postim në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e kanë miratuar këtë vendim për të mbrojtur produktet vendore.
“Për të mbrojtur produktet vendore, në Mbledhjen e 74-të të Qeverisë, kemi miratuar vendimin për vendosjen e masave në importin e mallrave me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përjashtuar brendet ndërkombëtare. Kemi miratuar, po ashtu, Projektligjin për aderimin e Kosovës në shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), e cila do të avancojë statusin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe do të fuqizojë shkëmbimin e përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Me qëllim që të mbrohet ajri nga ndotja dhe për një ambient të pastër, kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ndërtesat e institucioneve publike. Po sot, është emëruar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Akreditim në suaza të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, ka shkruar ai.