Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Me këtë rast, Mustafa dhe O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë.
Me këtë rast, Mustafa e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Republikës së Kosovës në shtet ndërtimin e saj. Gjithashtu, kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në përkrahjen e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Në anën tjetër, ambasadori Ruari O’Connell u shpreh i gatshëm që ky partneritet i mirë në mes të dyja vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të rritjen së nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës.
-
Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit
-
Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë
-
Shala priti O’Connellin, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës
-
MPB e sheh të nevojshme mbështetjen britanike për Policinë e Kosovës
-
FSK me marrëveshje bashkëpunimi me Britaninë e Madhe