Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell.
Sipas njoftimit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme.
Ministri e njoftoi ambasadorin për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor.
Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve.
Gjithnjë sipas njoftimit, “ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, tregoi gatishmëri të shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme ne fushën ekonomike, dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme”.
-
Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë
-
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit dhe tregtisë
-
Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë
-
Mustafa kërkon mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të jetë partnere e Kosovës në luftimin e krimit dhe forcimin e shtetit të së drejtës