Arbëri

“Pingpong” mes Prokurorisë dhe Gjykatës për “veteranët e rrejshëm”

“Pingpong” mes Prokurorisë dhe Gjykatës për “veteranët e rrejshëm”
 

Prokuroria është duke punuar në plotësimin e aktakuzave për lëndën e njohur si rasti i “veteranëve të rrejshëm”, e cila i është kthyer Prokurorisë Speciale për plotësim dhe qartësim. Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht po punohet në eliminimin e mangësive që gjykata i ka vlerësuar të pa plotësuara në aktakuzë.

“Pas plotësimit të vërejtjeve apo mangësive që janë dhënë, aktakuza do të dorëzohet në rrugë normale në procedurë, si çdo aktakuzë tjetër apo siç ishte dërguar më parë", thotë Hoxha.