Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po e shqyrton iniciativën amerikane për inicimin e strategjisë dalëse për misionin e OKB-së në Kosovë, transmeton Koha.net.
Në pyetjen nëse Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka marrë letrën e ambasadores amerikan në OKB Nikki Haley dhe cilat janë procedurat e hapat e ardhshëm e të mundshëm, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve beta, nga Zyra e zëdhënësit të sekretarit të OKB-së, është thënë se tash për tash mund të thuhet se “Sekretari i Përgjithshëm e ka parë letrën dhe po e shqyrton".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë letrën e 9 tetorit që ia kishte dërguar Guterresit, ambasadorja amerikane në OKB Haley, kishte kërkuar inicimin e strategjinë dalëse për UNMIKU-n që do të thotë largimin e tij nga Kosova.
Lexoni: Haley i kërkon OKB-së tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova