Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hani i Elezit merr vendim që mos të lejojë “Bechtel Enka-n” të punojë gjatë natës

Për punimet në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit, po vazhdojnë të ankohen banorët e kësaj pjese. 

Zhurma që po shkaktojnë makineritë e kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila punon 24 orë, ka shtyrë kryetarin e kësaj komune, Rufki Suma, të marrë vendim që t’i ndalojë punimet gjatë orëve të vona të natës, raporton KTV.

Kohavisioni ka provuar të marrë një përgjigje nga kompania “Bechtel – Enka”, e cila po kryen punimet në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit, por ata nuk kanë pranuar të flasin për televizionin. 

Ndërkaq, kryetari Suma, thotë se nuk do të lejojë më që kjo kompani t’i shqetësojë banorët që jetojnë përreth, pasi që disa herë i kanë dhënë vërejtje kompanisë që t’i ndalë punimet gjatë natës.

Ai ka thënë se do t’i ndalojë ata qoftë edhe nëse ka nevojë të organizojë protesta në të gjithë vendin. 

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, e cila edhe financon këtë projekt, por zyrtari për informim ka qenë jo i qasshëm. 

Edhe Zvarritet vlerësimi rreth vonesave në punimet e autostradës për në Shkup Arbëri Zvarritet vlerësimi rreth vonesave në punimet e autostradës për në Shkup

Zhurma nuk është problemi i vetëm për këta banorë.

Ata ankohen se u është bllokuar rruga, e cila do t’i lidhte me qytetin, ndërsa nuk është mbajtur premtimi nga kompania që t’ua riparojë rrugën.

Autostrada Prishtinë - Hani i Elezit e filluar në korrik të vitit 2014, pritet të jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit 2018. Ndryshe,autostrada “Arbën Xhaferi”, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, më shumë se 600 milionë euro. 

Lexo edhe: Lekaj: Për keqardhje që po pengohet një projekt gjigant në fazën e finalizimit