Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

122 të shëruar nga koronavirusi, 34 raste të reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 34 qytetarë janë infektuar me koronavirus.

Ndërsa, 122 e kanë “mposhtur” atë. Ministri Zemaj nuk ka përmenduar nëse ka pasur viktima përgjatë këtyre 24 orëve.

Ai në Facebook, ka përmendur hapjen e kufijve të Maqedonisë për Kosovën, pa teste PCR.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoi zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisedë telefonike”, ka shkruar Zemaj.