12 të vdekur dhe 425 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në total janë krye 3070 testime, teksa janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88.899 që nga fillimi i pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Shqipëri janë 32.538 raste aktive, ndërsa 2204 persona kanë humbur betejën me koronavirus.
Ndërkohë, është duke vijuar procesi i vaksinimit anti-COVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.827 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64.075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.