Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë vdekur 2 persona e janë paraqitur 535 raste të reja me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6,173 testime në tërë Shqipërinë.
Aktualisht janë 4.615 raste aktive me COVID në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë.
Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.