Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti. Ndërkaq nga testimi i 2221 mostrave, 1001 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Në Spitalin COVID-19 në Shqipëri për koronavirus po trajtohen 31 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 687 persona.
Shqipëria ka 5644 raste aktive me koronavirus./EuronewsAlbania