Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

12 mijë aplikantë për status brucoshi në Universitetin e Prishtinës

Është mbajtur provimi pranues në disa njësi akademike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", raporton KTV .

Fakulteti Juridik mbetet më i kërkuari nga të rinjtë dhe për 817 vende të lira kanë aplikuar mbi 1000 persona.

Gjatë së enjtes provimet pranuese janë mbajtur në Fakultetin Juridik, të Arteve, në Fakultetin e Filologjisë, në Fakultetin e Edukimit dhe të Sporteve.

Provime pranuese do të ketë edhe të premten e të shtunën dhe sipas menaxhmentit rezultatet do të dalin shumë shpejtë.

Ndërkaq mbi 12 mijë aplikantë kanë konkurruar për tu bërë pjesë e UP-së. Rektori Marjan Dema ka thënë se kjo shton përgjegjësinë për t'iu siguruar studentëve cilësi akademike.

Artikuj të ngjashëm