Arbëri

Thaçi: UÇK s’ka pasur më shumë se 13-15 mijë ushtarë, të shikohen listat e IOM-it

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur më shumë se 13 mijë deri në 15 mijë luftëtarë.

Në një intervistë për televizionin publik, ai ka thënë se i jep mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe pohoi se drejtësia duhet të shkojë deri në fund në identifikimin e çdo rasti të listës së veteranëve.