Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur më shumë se 13 mijë deri në 15 mijë luftëtarë.
Në një intervistë për televizionin publik, ai ka thënë se i jep mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe pohoi se drejtësia duhet të shkojë deri në fund në identifikimin e çdo rasti të listës së veteranëve.
“Për mua është shqetësuese kur shoh në listën e veteranëve ‘mashtrues’, njerëz që kanë qenë aksionar të vërtetët të UÇK-së”, tha Thaçi.
Ai pohoi se është cenuar vlera e vërtet e luftëtarëve të lirisë dhe është ndjerë keq kur ka parë luftëtarët e vërtetë në listat e veteranëve “mashtrues”, ndërsa pohoi se është shumë lehtë të vërtetohet lista e vërtetë e veteranëve, raporton Ksp.
“Vetëm le t’i shikojnë listat e pas luftës së UÇK-së dhe le t’i shikojnë listat e IOM-it”, ka thënë presidenti Thaçi.
-
Thaçi: Numri i veteranëve, mashtrim i madh
-
Kurti: Kanë qenë rreth 20 mijë luftëtarë të UÇK-së e jo 60 mijë
-
Rreth 37 mijë veteranë marrin pensione por ende nuk dihet numri i luftëtarëve të vërtetë
-
Më 2024 u shtua numri i veteranëve të UÇK-së
-
Për një vit lista e veteranëve të UÇK-së u rrit për 50 persona