Arbëri

Pacolli thotë se kanë mbështetjen ndërkombëtare për anulimin e vizitës së Vuçiqit në Skenderaj

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë për portalin Koha.net se bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë marrë vendim sot në mëngjes për të tërhequr lejen e dhënë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që ai të kalojë në zonën e Drenicës.

Ka thënë se ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Qeveria revokon lejen për Vuçiqin në Skenderaj

Pacolli tha se tani veç gjinden në terren dhe po monitorojnë situatën dhe tha se është nën kontroll gjithçka. I pyetur nëse pret një reagim nga pala serbe, ai tha se nuk do të duhej të kishte.

“Nuk do të duhej të kishte ndonjë reagim, por, nuk po paragjykoj njëherë asgjë”, tha Pacolli për Koha.net. Ai ndër të tjera shtoi se për ta është shumë më e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës.

Pacolli gjithashtu shtoi se kanë kontaktuar edhe me palën ndërkombëtare dhe ata janë në dijeni për këtë vendim, dhe tha se kanë marrë mbështetje nga ta. 

Në Skenderaj, qytetarë të shumtë janë duke protestuar për të mos lejuar hyrjen e Vuçiqit në atë zonë.